Sportistët shqiptarë kanë treguar aftësitë e tyre në të gjithë botën. “Albanian Sports Ambassador” - Ambasadori Shqiptar i Sportit nderon për herë të parë atletët dhe trajnerët shqiptarë që kontribuojnë në imazhin pozitiv të Shqipërisë përmes paraqitjes së tyre jashtë vendit. Cmimet jane te lidhura me suportin e projekteve sociale ne shqiperi dhe Kosove. Qëllimi i kësaj iniciative është që të frymëzojë njerëzit për të vepruar dhe për te bere ndrryshime pozitive nepermjet përmes sportit. Kjo organizat u themelua ne shtator te vitit 2018 dhe do te mundesoi eventin vjetor ne menyre qe sportistet shqiptar te nderohen me cmime dhe ne vazhdimsi te mbeshteten projekte ne Shqiperi dhe Kosove.

 

 

Me date 28.09.2018 ne mbremjen gala te Albanian Sports Ambassador tek pallati i Brigadave u mblodhen personalitet me ne ze te sportit, politikes e biznesit. Themeluesja e Albanian Sports Ambassador Luar Arani dhe themeluesi Roland Bischof shprehen mirnjohjen e tyre per mbeshtetjen e dhene per te bere te mundur kete mbremje ku personalitete si Princ Leka Zogu, Igli Tare, Lorik Cana, Luan Krasniqi, Mike Gjetan Keta, Luiza Gega, Ervin Skela, Edvin Murati, Izmir Smajlaj, Kryetari i Bashkis Erion Veliaj, Kryetari i FSHF Armando Duka, ish trajneri i komebtares Shqiptare Gianni De Biasi, Presidenti i Komitetit Olimpik Viron Bezhani, Ambasadori Italian Alberto Cutillo, Ambasadori Brazilian Francisco Carvalho Chagas, Ambasadorja Sllovene Lea Stancic, Ambasadori Japonez Makoto Ito, Ambasadori Bullgar Momchil Raytchevski, Ambasadori Kosovar Syle Ukshini, Ambasadori Spanjoll Vicente Canelles Montero, i deleguar nga ambasada Ruse, e shume personalitete te tjera te ishin te pranishem. Themeluesit e Albanian Sports Ambassador shpresojn qe ky event te kthehet ne trradit per te promovuar dhe mbledhur se bashku ambasadoret e shtetit Shqiptar ashtu si tradita e cila eshte themeluar nga Roland Bischof dhe krijuar ne Gjermani per German Football Ambassador, ku yjet me ne ze te Futbollit mblidhen ne Ministrin e Jashtme ne Gjermani per te marre vlersimin e tyre. Ashtu si dhe tek German Football Ambassador tre projekte sportive ose sociale do mbeshteten, por kete here nepermjet Albanian Sports Ambassador keto projekte do mbeshteten ne Shqiperi ose Kosove.